Argjentinasi Julián Álvarez, që ka ‘pushtuar’ botën e futbollit në moshën 23-vjeçare…

Me dy gola në finalen e Kupës së Botës për Klube kundër Fluminense, Julían Álvarez ishte vendimtar në fitoren 4-0 të Manchester Cityt, duke ndihmuar skuadrën të fitonte titullin e vetëm që i mungonte.

Sulmuesi argjentinas e kompletoi futbollin në këtë mënyrë edhe pasi në shtëpi tashmë ka medalje fituesish nga garat kryesore të futbollit. Dhe ka thyer edhe disa rekorde, diçka që i ka në gjak.

Ai e nisi në mënyrën më të mirë ndeshjen kundër Fluminense-s, duke shënuar golin më të shpejtë ndonjëherë në finalen e Kupës së Botës për Klube, pas 40 sekondash.

Kështu, në vitin 2023, ai shënoi në gjashtë gara të ndryshme, më shumë se çdo lojtar tjetër që luan në Angli, Premier League, Champions League, FA Cup, Kupën e Ligës angleze, Superkupën angleze dhe Kupën e Botës për Klube.