Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas në vitin e ardhshëm do të luajë me në Bundesliga me ekipin e Lajpzingut. Gazetari i njohur, Fabrizio Romano sërish ka konfirmuar marrëveshjen e arritur ndërmjet klubeve, me Elmasin që do të transferohet te skuadra gjermane për shumën e 25 milionë eurove.
Futbollisti shkupjan deri në fund të këtij muaji duhet ti kaloj testet mjekësore dhe të firmos kontratën me Lajpzingun. Elmasi do të zëvendësoj Forsbergun te ekipi gjerman, pasi edhe Dani Olmo gjithashtu është i lënduar dhe aktualisht nuk është në dispozicion për lojë. 24 vjeçari pjesë e Napolit është që nga viti 2019, teksa regjistron 141 paraqitje dhe 14 gola të realizuar.
Ai me Napolin sezonin e kaluar arriti të fitoj titullin e kampionit në Seria A, përderisa më herët gjatë karrierës së tij ka luajtur për Fenerbahçen dhe Rabotniçkin.