Dje (20-dhjetor) nga ora 10.00 deri në ora 14.00 në zonën e SPB-Tetovë, është kryer aksion kontrollues ndaj shoferëve – nëse dhe sa prej tyre respektojnë detyrimet ndaj këmbësorëve. Përveç kësaj, janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 24 drejtues mjetesh (TE-19 dhe GV-5) të cilët nuk i kanë lëshuar që të kalojnë këmbësorët në vendkalimet e shënuara. Për të gjith shkelësit janë përgatitur parashtresa, gjegjësishtë gjoba në para, të cilat, në varësi të llojit dhe karakterit të shkeljes, variojnë nga 200 deri në 250 euro në kundërvlerë në denarë. Ata të cilëve u janë shqiptuar gjoba të theksuar prej 250 euro do tu rivokohen përkohësisht patentat e tyre të vozitjes nga tre muaj deri në një vit. Gjatë kontrollit, u sanksionuan edhe 11 lloje të tjera të shkeljeve (TE-8 dhe GV-3). Duke pasur parasysh frekuencën e rritur të trafikut në zonën më të gjerë të Pollogut, Sektori i punëve të brendshme-Tetovë apelon shoferët që të japin rregullisht përparësi kalimi, gjegjësishtë ti lëshojnë që të kalojnë këmbësorët, kures këmbësorët, nga ana tjetër, të shikojnë se kur dhe si i kalojnë rrugët dhe si lëvizin, veçanërisht në rrugë ku nuk ka trotuar të formësuara.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Debat rinor “Arti i të krijuarit, arti i fjalës së bukur”
- Shaip Kamberi: Vazhdon përndjekja institucionale ndaj shqiptarëve në Serbi
- Dokumente të falsifikuara dhe manipulim në TEC Manastir, policia ngre kallëzim penal
- Adnan Azizi: Safe City parandalon aksidentet dhe shpëton jetën!
- Ademi: Ditën kur BDI tha “JO” për projektin “Safe City” në formën e propozuar, u aktivizua refleksi i njohur i pushtetit: jo argumente, por shpifje; jo përgjigje, por trillime
- Operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027, do të ketë rrjetin e vet 5G
- Osmani nga Davosi: Liberalizimi i vizave me Singaporin, hapi i radhës
- Filkov: Rasti i 350.000 eurove me gjyqtarin e apelit nuk është vetëm një skandal, por është një simbol i dobësisë së thellë sistemike
- “Safe City”, Aleanca për Shqiptarët do ta ankimojë Ligjin në Gjykatën Kushtetuese.
- Iseni: Nga 1 shkurti nis “Safe City”, siguria e qytetarëve po bëhet realitet