Lajmërohet kryetari i Bogovinës Feti Abazi: Rruga në Pirok është faza e parë dhe nuk çon askund, por faza e dytë do të lidhet me Korridorin 8! (VIDEO)





Pas reagimeve dhe kritikave për rrugën në fshatin Pirok, e cila u promovua para dy ditësh nga funksionarët e VLEN-it, për portalin TS ka folur kryetari i Komunës së Bogovinës, Feti Abazi.

Abazi ka sqaruar se rruga e shtruar paraqet vetëm fazën e parë të projektit dhe se ajo, në këtë fazë, nuk të çon askund.

Sipas tij, faza e dytë e projektit parashikon vazhdimin e rrugës dhe lidhjen e saj me Korridorin 8.

Kryetari Abazi ka bërë të ditur për portalin TS se mjetet financiare për realizimin e projektit kanë qenë të siguruara përmes kredisë hungareze.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo