Në Podujevë, gjatë ditës së djeshme raportohet se një fëmijë 12-vjeçar është sulmuar nga disa qen, për çka ka pasur nevojë për trajtim mjekësor.
Ndërkaq, me t’u informuar për rastin, një njësi policore ka shkuar te shtëpia ky dyshohej se ishin qentë që kishin sulmuar fëmijën.
Por, zyrtarët policorë nuk u pritën miqësisht nga dy gra që ishin në shtëpi.
“Aty zyrtarët policorë kanë hasur në rezistencë nga dy të dyshuara femra kosovare ku njëra prej tyre e ka sulmuar zyrtaren policore. Të dyshuarat gjatë intervistimit kanë mohuar pronësinë ndaj qenve duke deklaruar se janë qen endacakë”.
“Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe të dyshuarat janë liruar”, njoftoi Policia.
Rasti është hapur si “Pengim i personit zyrtar” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. /Klankosova.tv