Zbulohet identiteti i autorit të sulmit në Poloni ku u vranë 6 persona u plagosën 15, dalin fotografitë e tij





Gjashtë persona të vrarë, ku katër janë gra dhe dy burra, dhe 15 persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një sulmi në Krakov të Polonisë.

Njëri nga policët ndodhet në gjendje shumë të rëndë. Siç bëri të ditur ministri i Brendshëm dhe Administratës, ai është qëlluar tri herë me armë zjarri dhe po i nënshtrohet një operacioni.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazeta Onet, personi i arrestuar është Michał O., nga Ostrowiec Świętokrzyski.

Ai kishte leje për të poseduar dy armë zjarri. Babai i tij, ndërkaq, posedonte 11 armë, ndërsa vetura me të cilën lëvizte sulmuesi ishte e regjistruar në emër të babait të tij.

Bëhet e ditur gjithashtu se gjendja e të arrestuarit që tashmë është i dyshuar për vrasjen e 6 personave është stabile.

Zbulohet identiteti i autorit të sulmit në Poloni ku u vranë 6 persona u plagosën 15, dalin fotografitë e tij

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo