Barcelona fiton me mund të madh ndaj ekipit të fundit në tabelë
Barcelona është rikthyer te fitoret.
Katalonasit shënuan fitore të vështirë 3:2 ndaj Almerias që gjendet në pozitën e fundit në tabelë, në kuadër të javës së 18-të në La Liga.
Raphinha kaloi vendasit në epërsi në minutën e 33-të të ndeshjes, para se Leo Baptistao të barazonte shifrat tetë minuta më pas.
Sergi Roberto shënoi për ta rikthyer epërsinë e vendasve në minutën e 60-të pas harkimit nga Raphinha.
Por, mysafirët arritën të gjenin forcën për të barazuar edhe njëherë rezultatin në minutën e 71-të përmes Gonzalez.
E Roberto doli sërish në skenë në minutën e 83-të kur realizoi golin e dytë personal dhe të fitores për Barcelonën.
Kjo fitore e dërgon në 38 pikë në vendin e tretë Barcelonën, kurse Almeria mbetet e fundit me pesë pikë gjithsej.