Interi eliminohet nga Kupa e Italisë pas vazhdimeve
Interi është përshëndetur nga Kupa e Italisë.
Zikaltrit u mposhtën pas vazhdimeve me rezultat 1:2 nga Bologna në fazën e 1/8 së finales së këtij kompeticioni.
90 minuta nuk pati asnjë gol, ndërsa Lautaro Martinez e humbi penalltinë në minutën e 65-të.
E në vazhdimet prej 30 minutave u shënuan plot tre gola.
Fillimisht Carlos Augusto kaloi Interin në epërsi në minutën e 92-të.
Por, në pjesën e dytë të vazhdimeve ndodhi rikthimi i madh i Bolognas.
Beukema fillimisht barazoi shifrat në minutën e 112-të, kurse katër minuta më pas Ndoye shënoi për fitoren e madhe të Bolognas.
Kësisoj, Bologna kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, kurse për Interin këtu merr fund kjo aventurë.