UEFA përditëson renditjen e klubeve evropiane, Man City i prin listës

UEFA ka bërë sot përditësimet e fundit në ranglistën e klubeve evropiane.

Listës i prin Manchester City, klub i cili në këtë vit bëri historinë duke fituar tripletën.

Pas tyre renditet Bayern Munichi, i pasuar nga Real Madridi. Paris Saint-Germaini dhe Liverpooli kompletojnë pesëshen e parë.
Ndërkaq, në top-dhjetëshe janë edhe Interi, Leipzigu, Chelsea, Manchester United e Roma.

Listën e plotë me renditjen e të gjitha klubeve evropiane mund ta shikoni duke klikuar në këtë LINK.

Renditja është e përditësuar në bazë të koeficientit të klubeve. Koeficienti i klubeve bazohet në rezultatet e klubeve që konkurrojnë në pesë sezone në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

Përditësimet bëhen pas çdo raundi në garat evropiane.

Koeficienti i një klubi llogaritet duke shtuar numrin total të pikëve që ai merr në një sezon të caktuar në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

Sigurisht se edhe kontributi i Federatave ndikon në koeficientin individual të klubeve.