Referët Allison e Welch do ta shkruajnë historinë këtë muaj në Premierligë, kjo është arsyeja!

Historia do të shkruhet në Premier League kur zyrtarët Rebecca Welch dhe Sam Allison do të ndajnë drejtësinë këtë muaj.

Welch do të bëhet gjyqtarja e parë femër për një ndeshje të Premierligës kur të gjykojë ndeshjen e Fulham kundër Burnley më 23 dhjetor.

Allison gjithashtu do të marrë drejtimin e një ndeshjeje të elitës së futbollit anglez më 26 dhjetor, duke gjykuar Sheffield Utd kundër Luton.
Kësisoj ai bëhet gjyqtari i parë me ngjyrë që ndan drejtësinë në një ndeshje të Premierligës pas 15 viteve.