Tuchel premton “revolucion” te “Bavarezët”, në merkaton e verës pritet largimi i 4 “yjeve” të skuadrës

Janë një ndër skuadrat më të mirat në botë, por duket se harmonia brenda grupit nuk është ajo perfektja dhe kjo gjë pritet të ndryshohet shumë shpejt. Tekniku Thomas Tuchel dëshiron prej kohëh një “skuadër të re”, nën drejtimin e tij dhe në fund, të këtij sezoni mund të bëjë ndryshime rrënjësore, te “Bavarezët” e Bayern Munich.

Sipas raportimve të prestigjiozes gjermane, “Sport Bild”, ish-tekniku i Chelsea e Paris Saint-Germain ka plot 4 lojtarë, në listën e largimeve, për merkaton e verës, largime, që presin të shkaktojnë jo pak polemika, në radhët e 33 herë kampionëve të Bundesliga.

Bëhet fjalë, për “fantazistët” e sulmit, Kingsley Coman e Leroy Sane, kapitenin e mesfushës, Joshua Kimmisch, si dhe “pistonin” kanadez, të krahun të majtë të mbrojtjes, së Bayern, Alphonso Davies.