Ndërsa greva po vazhdon në Qendrën Shtetërore të Provimeve për rritje të pagave për 25 %, ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri këtë e vlerëson si praktikë jo shumë të mirë. Sipas Shaqirit, gjithsecili po mundohet të shfrytëzoj një mekanizëm kushtëzimi për të arritur deri të qëllimi i caktuar. Shaqiri tha se Sindikatës së Qendrës Shtetërore të Provimeve tashmë u është ofruar një zgjidhje nga Ministria e Financave por e njëjta nuk është pranuar. Sindikata e Qendrës Shtetërore të Provimeve një ditë më parë sërish ka aktivizuar grevën për të kërkuar rritje të pagave për 25 %. Rritja që ata kërkojnë duhet të vlejë për të gjithë punësuarit në Qendrën Shtetërore të Provimeve që organizojnë testimet për nxënësit dhe mësimdhënësit. Kjo grevë nuk do të jetë pa pasoja. Aktivitetet që zhvillohen gjatë kësaj periudhe në Qendrën shtetërore të provimeve dhe zbatimi i të cilave do të vihet në pikëpyetje janë: provimi profesional për mësues dhe bashkëpunëtorë profesional ku janë 700 kandidatë të regjistruar.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Moti me diell me temperatura maksimale deri në 25 gradë
- Teleferiku i Vodnos jashtë funksioni – ja arsyeja pse mbyllet papritur
- Azizi i përgjigjet BDI-së: Vazalë të vërtetë me fakte ishit ju dhe lideri juaj!
- Nikolloski: Do të blihen të paktën 5 lokomotiva të reja, linja e parë e Trenit Urban në funksion nga 1 shtatori
- 42-vjeçari nga Gostivari e përdhunon vajzën 14-vjeçare dhe i publikon fotot e saj eksplicite në rrjete sociale
- Ali Ahmeti, konvokoi mbledhjen e tretë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm
- Hoxha u përgjigjet akuzave: Politika e jashtme nuk bëhet me WhatsApp, shqiptarët në RMV janë faktor shtetformues
- Horror në Gostivar: Arrestohet 29-vjeçari për përdhunim të të miturës dhe publikim materialesh eksplicite
- Aksident në rrugën Gostivar–Mavrovë, përplasen një motoçikletë me veturën
- Vlen sot konfirmoi edhe një herë rolin që ia ka caktuar VMRO-DPMNE: zëdhënës kundër Shqipërisë dhe kundër interesit shqiptar