Tronditëse: I arrestuari i dytë deklaron para Policisë se Naim Murseli e pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për rastin e vrasjes së Liridona Murselit, vrasje kjo e cila tronditi vendin më 29 dhjetor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

E ndjera është gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit. Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët ua morën gjësendet me vlerë dhe pas të shtënave me armë, duke lënë të vdekur Liridona Murselin, 33-vjeçare.

Media mëson se një nga personat e arrestuar është Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, i cili dyshohet për përfshirje në këtë rast.

Sipas burimeve bazuar në dëshminë e personit të dytë të arrestuar të dhënë para Policisë, dyshohet se Naim Murseli e ka paguar atë për vrasjen e gruas.

Burimet thonë se, personi i dytë i arrestuar ka deklaruar se Murseli ia ka dhënë 30 mijë euro për ta kryer aktin e vrasjes

Këto janë vetëm detajet e para që janë zbuluar pas arrestimit të dy të dyshuarve dhe pritet të konfirmohen nga organet e rendit pasi të sigurohen provat e nevojshme.

Policia e Kosovës njoftoi se tashmë janë arrestuar dy persona për vrasjen e rëndë të 33-vjeçares, Liridona Murseli natën e 29 nëntorit në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. E ndjera është gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit, ku fillimisht u dyshua se çifti së bashku me fëmijët u përballën me disa grabitës, të cilët ua morën gjësendet me vlerë dhe më pas kanë shtënë me armë, duke lënë të vdekur Liridonën.