Mjekët bëjnë mrekulli, duke shpëtuar jetën e portierit holandez

Momenti frike në sfidën mes RKC Waalwijk dhe Ajax në javën e 7 të elitës së futbollit holandez Eredivisie.

Kjo ndeshje nuk përfundoi pasi pesë minuta para fundit u ndërpre pas një dëmtimi të tmerrshëm.
Ajax ishte në epërsi me rezultat 3:2, dhe me qëllimin për të shënuar golin e katërt, topi iu dërgua Brian Brobbey, i cili në përpjekje për të arritur topin goditi në kokë portierin e Waalwijk, Etienne Vaessen, i cili mbeti i shtrirë dhe i palëvizshëm.

Shokët e skuadrës së Vaessen i sugjeruan menjëherë pankinës se diçka nuk shkonte dhe mjekët nxituan te portieri i cili ishte shtrirë në terren pa ndjenja.
Futbollistët e të dyja skuadrave shpërthyen në lot pasi Vaessen mbeti pa ndjenja në fushën e lojës.

Mjekët bën mrekulli duke i shpëtuar jetën portierit 28-vjeçar, derisa më pas e larguan me barelë dhe me ndihmën e ambulancës e nisën për në spitalin e Waalwijk.

Më vonë ka qenë skuadra e RKC Waalwijk që nëpërmjet një postimi ka bërë me dije se gjendja e portierit holandez është e mirë.

Për fat të mirë Vaessen i shpëtoi më të keqes, derisa situata e tij është qëndrueshme dhe do të qëndroj në spital për të rimarrë vetën.