Një 45-vjeçar nga Zdrunja ka denoncuar se është kërcënuar me armë zjarri nga pronari i një këmbimoreje në Gostivar, pas mosmarrëveshjeve të mëparshme, raporton Tetovasot.
Sipas kallëzimit, i dyshuari fillimisht ka tentuar ta sulmojë fizikisht, ndërsa më vonë ka shkuar edhe në zyrën e tij duke i përsëritur kërcënimet. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.