Maqedonia mbi mesataren e BE-së: 5 807 studentë të huaj në vitin 2024

Pothuajse çdo i dhjeti student në Maqedoni është nga jashtë, tregojnë të dhënat më të fundit të Eurostatit për vitin 2024. Nga gjithsej 58 334 studentë në vend, 5 807 janë shtetas të huaj, që paraqet rreth 10 për qind nga popullata studentore.

Sipas të dhënave, pjesëmarrja e studentëve të huaj në Maqedoni është mbi mesataren e Unionit Evropian, ku në vitin 2024 studentët nga jashtë përbënin 8,7 për qind të numrit të përgjithshëm të studentëve.

Në nivel të BE-së, vitin e kaluar institucionet e arsimit të lartë kanë studiuar 1,65 milionë studentë të huaj. Prej tyre, rreth 514.590 kanë ardhur nga vende të tjera anëtare të Unionit, ndërsa 1,14 milionë ishin nga vende jashtë BE-së.

Numri i studentëve nga jashtë në universitetet në BE rritet çdo vit që prej vitit 2016 (1,2 miliona), kur ka filluar mbledhja e këtyre të dhënave, me ç’rast në vitin 2023 tejkaloi 1,5 milionë. Në periudhën mes vitit 2023 dhe 2024, është vërejtur rritje shtesë prej 4,0%, tregojnë të dhënat e Eurostatit.

Gjermania mbetet destinacioni më atraktiv për studentët e huaj me 438.260 të regjistruar, para Francës me 284.865 dhe Holandës me 176.470. Këto tri vende së bashku tërheqin më shumë se gjysmën apo 54,5% të të gjithë studentëve të huaj në BE.

Sipas pjesëmarrjes së studentëve të huaj, udhëheqë Luksemburgu, ku ata përbëjnë 51,5% e numrit të përgjithshëm të studentëve. Pasojnë Malta me 35,6%, Qiproja me 21,6 dhe Austria me 20,8%. Pjesëmarrje më të ulët shënojnë Greqia me 2,6%, Kroacia me 3,5 dhe Spanja me 4,6%.

Bashkimi Evropian e konsideron mobilitetin për një nga prioritetet kyçe në politikën arsimore. Në kuadër të Hapësirës arsimore evropiane, qëllimi është deri në vitin 2030 së paku 23% e studentëve të diplomuar të marrin përvojë me studimin apo mësimin jashtë vendit, ndërsa çdo vit në BE të regjistrohen së paku 350.000 studentë nga vende jashtë Unionit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo