Putin i shtrin dorën ish-krahut të djathtë të Prigozhin: Krijo njësi vullnetare për t’i dërguar në luftë

Pas marrëdhënieve aspak të mira me Wagner, presidenti rus, Vladimir Putin, i ka shtrirë dorën Andrei Troshev.

Putin i ka kërkuar Andrei Troshev, ish-krahut të djathtë të të ndjerit Evgheni Prigozhin, mbrojtës i grupit Wagner, të formojë një trupë vullnetarësh për t’i dërguar për të luftuar në Ukrainë.

Këtë e ka shkruar Kremlini në një deklaratë. “Në takimin e fundit, ne përmendëm faktin se ai do të përfshihet në formimin e njësive vullnetare të afta për të kryer operacione ushtarake të llojeve të ndryshme, veçanërisht në zonën e “operacionit special ushtarak”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Zëdhënësi i Kremlinit më pas specifikoi se Troshev, ish-komandanti i grupit Wagner i njohur si “Sedoi” (“flokë gri”), punon tashmë në Ministrinë e Mbrojtjes”.