74-vjeçari nga Vlora kërkon grua: Të jetë e ndershme dhe e sinqertë, mundësisht të ketë arsim të lartë
Pëllumbi, një 74-vjeçar nga Vlora, kërkon të lidhet me një grua nëpërmjet televizionit.
Pëllumbi tregon se jeton i vetëm që nga viti 2006, teksa shton se me gruan e tij të ndjerë kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë.
Partnerja që 74-vjeçari kërkon, sipas karakteristikave që e imagjinon Pëllumbi, duhet të jetë e moshës 60-65 vjeç, të jetë e ndershme dhe e sinqertë e mundësisht të ketë arsim të lartë.
“Pas vdekjes së gruas në vitin 2006, jetoj i vetëm në Vlorë. Dashuria ime me gruan ka qenë shumë e madhe. Jemi dashuruar që në klasë të 9-të. Kemi qenë shokë gjatë gjithë jetës, të pandarë gjatë gjithë kohës. U martuam në 1973-ën, por jeta jonë, dashuria jonë, gjithë ajo e mira që kishim me njëri-tjetrin, nuk na u kurorëzua me një fëmijë.