Hamza: Lufta e UÇK-së është e drejtë dhe e pastër





Hamza: Lufta e UÇK-së është e drejtë dhe e pastër
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po trajtohet në lexim të parë ndryshimi i Ligjit për Specialen.

Hamza në fjalën e tij tha se lufta e UÇK-së është luftë e drejtë dhe luftë e popullit.

“Populli i Kosovës për lirin e vet, për shtetin e vet është organizuar përmes UÇK-së dhe e ndihmuar nga NATO dhe vendet demokratike, të botës demokratike është fituar liria dhe ka ardhur pavarësia”, tha Hamza.

Kreu i PDK-së pati kritika të ashpra rreth veprimtarisë së Dhomave të Specializuara.

Ai i luti deputetët e Kuvendit të jenë unik dhe të përfundojnë këtë proces që e kanë nisur.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo