Deputetët e LDK-së nuk votuan Ligjin për Specialen, përballen me reagimin e pritestuesve (VIDEO)





Disa protestues kanë penguar disa deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët hapën derën për të dalë nga Kuvendi.

U desh reagimi i policëve për t’i ndalur disa protestues që tentuan të afrohen te dera prapa Kuvendit.

“Hec me e votu ligjin. Hyni mrena! Hyni mrena majmuna”, dëgjohet teksa bërtet njëri, sipas një videoje të publikuar nga Demos.

Janë dëgjuar edhe sharje, ndërsa duke parë këtë situatë, deputetët që po dilnin jashtë e mbyllën derën e Kuvendit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo