ZNAM – VLEN-it: Mos festoni për provimin në shqip, prisni nuk ka mbaruar!





Partia ZNAM ka reaguar lidhur me zhvillimet për mundësinë e dhënies së provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke theksuar se ende nuk është marrë ndonjë vendim përfundimtar dhe as nuk është ndryshuar ligji.

Nga kjo parti thonë se miratimi i informacionit nuk nënkupton zgjidhje ligjore të çështjes dhe u bëjnë thirrje atyre që po e cilësojnë këtë si arritje historike të presin mendimin e ekspertëve të Komisionit të Venecias.

“Miratimi i informacionit nuk nënkupton vendim të marrë dhe as ndryshim të ligjit për të rregulluar dhënien e provimit të jurisprudencës. Para se të festoni arritjet historike, keni durim dhe prisni mendimin e ekspertëve nga Venecia”, thuhet në reagimin e ZNAM-it./TS/

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo