Lloga: VMRO-VLEN hoqën nga Kuvendi provimin 100% në shqip, tani krenohen me zgjidhjen 70/30





Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, akuzon shumicën parlamentare VMRO-VLEN se ka tërhequr nga procedura parlamentare propozimin për mbajtjen e provimit të jurisprudencës 100% në gjuhën shqipe.

Sipas Llogës, propozimi ishte miratuar në Qeveri në janar të vitit 2024, gjatë mandatit të tij si ministër, por shumica e re e kishte larguar nga Kuvendi.

Ai kritikon zgjidhjen aktuale, e cila parasheh 70% të provimit në shqip dhe 30% në maqedonisht, duke e cilësuar të papranueshme dhe të pamjaftueshme.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo