Mickoski: Ekonomia nuk njeh kufij etnikë dhe fetarë, ekonomi e fortë do të thotë vend i fortë





Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, mori pjesë në edicionin e 17-të të manifestimit “TOP 100”, organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, ku u vlerësuan kompanitë e suksesshme dhe kontributi i tyre në zhvillimin e ekonomisë vendore.

Mickoski theksoi se çdo investim i ri, çdo vend i hapur pune dhe çdo sukses në biznes përfaqëson një përfitim për të gjithë shtetin, duke nënvizuar se zhvillimi ekonomik nuk duhet të ndahet mbi baza etnike apo fetare.

“Ekonomia nuk njeh kufij etnikë apo fetarë. Qëllimi ynë është të ndërtojmë një ekonomi ku puna shpërblehet, investimet nxiten, të rinjtë kanë perspektivë, ndërsa kompanitë vendore janë konkurruese në tregjet evropiane dhe botërore”, deklaroi kryeministri.

Ai theksoi se Qeveria mbetet partnere e komunitetit të biznesit në realizimin e investimeve të reja, rritjen e prodhimit dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik.

Mickoski uroi kompanitë e shpërblyera, si dhe të gjithë sipërmarrësit që përmes veprimtarisë së tyre kontribuojnë në krijimin e vlerave të reja dhe hapjen e vendeve të punës.

“Ekonomi e fortë do të thotë Maqedoni e fortë”, përfundoi kryeministri.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo