Shkruan- Medai Shaholli
Dje gjatë një prononcimi për mediat në Qafë Thanë, Rama u ndal edhe te pozicioni i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke na cilësuar si popullsi shtetformuese.
Duke vazhduar me tej ai tha: “RMV është shtet sovran, ku shqiptarët janë popullsi shtetformuese dhe kanë të gjitha rrugët dhe mundësitë që të përfaqësohen. Kështu që unë nuk mendoj se i ndihmon marrëdhëniet vëllazërore mes dy shteteve asnjë ndërhyrje e kryeministrave përkatës në punët e brendshme të shtetit tjetër”, është shprehur Rama.
Kesisoj, palloshi ynë i gjatë thotë se ne jemi popull shtetformues, por kushtetuta nuk e përmend me emër gjuhën që përdorin shqiptarët e Severnistanit pasi qënkeshin shtetformues, por të cilësuar si bashkesi etnike me emrin ofendues si 20%!
Si mund të jemi shtetformues pa identitet gjuhësor z.kryeministër?
Edvinit tonë nuk i prishet qejfi as për faktin se drejtësia në Severnistan ndan padrejtësi ndaj shqiptarëve, ku rastet e proceseve të montuara ndaj shqiptarëve siç janë: Alfa, Monstra dhe të tjera si këto, janë vepra të ndyra me prapavijë politike që kanë ndëshkuar shqiptarët njëlloj si në kohën e titizmit, ku veç ndryshimit të kodit penal shqiptarët nuk dënohen për nacionalizëm dhe irredentizëm si më parë, por për terrorizëm dhe krime të ndryshme.
Drejtësia me dy standarde, ndryshe për shqiptaret dhe ndryshe për sllavo-maqedonët, për palloshin e gjatë nuk do të thotë asgjë, edhe kur shqiptarët ndëshkohen me procese të montuara politike mbi baza nacionale, ai e arsyeton me mosndërhyrje në punët e brendshme të Severnistanit, përkundër detyrimit kushtetues për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë.
Si duket, palloshi i gjatë po na barazon me sllavo-maqedonët e Liqenasit, si pakicë e papërfillshme, pasi nuk duhet të bëhemi pengesë dhe t’i prishim marrëdhëniet me despotët e Shkupit.
Përveç kushtetutës që diskriminon shqiptaret me ofendimin e 20%, si një rast unik në Europë, palloshi ynë i gjatë duhet ta di se Severnistani dhe drejtësia e kapur e kryekomitit Micko, është një nga vendet e fundit në Europë që mbajnë në burgje të burgosur politik me procese të montuara mbi baza nacionale.
Këto janë vetëm disa nga padrejtësitë që i vuajnë shqiptarët për faj edhe të partiçkave tona që kanë ulur kokën për hir të interesave klanore dhe individuale dhe kurrë nuk i kanë kushtëzuar si zgjidhje për pjesëmarrjen e tyre në qeveritë e koalicionit.