Sot shënohen pesë vjet nga tragjedia e rëndë në autostradën Struma në Bullgari, ku më 23 nëntor 2021 humbën jetën 45 persona në aksidentin e autobusit të kompanisë Besa Trans. Mes viktimave ishin edhe 12 fëmijë, ndërsa shtatë pasagjerë arritën të mbijetojnë.
Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, rreth orës 02:00, në kilometrin e 31-të të autostradës, pranë fshatit Bosnek. Autobusi, i cili po kthehej nga Stambolli drejt Shkupit, u përplas me një barrierë mbrojtëse dhe më pas u përfshi nga flakët, duke shkaktuar një nga tragjeditë më të rënda në rajon.
Pas aksidentit, familjarët e viktimave kërkuan kompensim nga Agjencia e Infrastrukturës Rrugore në Bullgari, duke ngritur shqetësime për gjendjen e rrugës ku ndodhi tragjedia.
Në janar të vitit 2025, Gjykata e Qarkut në Pernik vendosi se agjencia mbante 10 për qind të përgjegjësisë për dëmin. Në këtë rast, gjykata caktoi kompensim prej 20.000 levash për secilin prej paditësve.