Shkruan: Buran Musliu
Java e 14-të e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut ende nuk ka marrë epilogun e saj. Sot në program është ndeshja ndërmjet:
KF Shkëndijës dhe FK Sileksit, e cila do të zhvillohet në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, me fillim në orën 13:00.
Shkëndija, që aktualisht renditet në pozitën e dytë në tabelë me 27 pikë të tubuara por synon fitoren për të mos lejuar shkëputjen e liderit Struga Trim Lum që kryeson tabelën me 32 pike që aktualisht ka pesë pikë më shumë. Struganët dje siguruan tri pikë të rëndësishme si mysafirë ndaj Bregallnicës, duke triumfuar me rezultat minimalishr 2:1.
Drejtësinë do ta ndajnë arbitrat nga Shtipi:
1. Refer kryesor: Dimitar Pileshkov (Shtip)
2. Refer anësor: Risto Gjorgjiev (Shtip)
3. Refer anësor: Kristijan Xhonov (Shtip)
4. Refer në VAR: Benjamin Qerimi (Shkup)
Kontrollor i ndeshjes është caktuar Goran Spirkovski nga Prilepi.
Ndeshja Shkëndija – Sileks do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Arena Premium, sipas të drejtave televizive.
Shkëndija kërkon tri pikët për të mbetur në hap me kreun e tabelës!