Vajza e saj Marina, ka një mesazh për Eli Farën pas publikimit të videove të regjistruara pa lejën e këngëtarës





Në një periudhë aspak të lehtë për këngëtaren Eli Fara, vajza e saj, Marina, ka zgjedhur t’i qëndrojë pranë publikisht përmes një mesazhi plot dashuri dhe mbështetje.

Marina ka publikuar në Instagram një fotografi të përbashkët me të ëmën, të cilën e ka shoqëruar me disa fjalë domethënëse.

“Mbaje kokën lart, mbretëresha ime, dhe kurorën drejt”, ka shkruar ajo, duke shtuar më pas: “Mbretëresha ime e bukur”.

Ky dedikim vjen pas zhvillimeve të bujshme që përfshinë këngëtaren, pas publikimit në internet të materialeve private të regjistruara në ambientet e kompozitorit Adrian Hila.

Eli Fara, e cila dha dëshminë e saj edhe në polici, reagoi publikisht duke deklaruar se nuk kishte qenë në dijeni të regjistrimeve. Në një reagim të gjatë, ajo theksoi se ndihej e lënduar nga cenimi i privatësisë, por nuk kishte asnjë arsye për t’u turpëruar.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo