Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi për rastin e dytë të Thaçit në Hagë





Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, për shpalljen e aktgjykimit në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të tjerëve, të akuzuar për vepra kundër administrimit të drejtësisë.

Përveç Thaçit, në këtë çështje gjyqësore të akuzuar janë edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.

Sipas njoftimit të Gjykatës Speciale, vendimi për caktimin e datës së shpalljes së aktgjykimit është marrë më 12 tetor 2026 nga gjykatësi i vetëm i çështjes, Christopher Gosnell.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo