Rama thërret në mbledhje “urgjente” ministrat dhe drejtuesit politikë! Çfarë po ndodh tek “Vila e Kuqe”

Mes çështjeve në diskutim është edhe raportimi ministrave për drejtorët e agjencive të varësisë të cilëve iu kërkua dorëheqja

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar ditën e sotme një mbledhje me ministrat dhe drejtuesit politikë në rrethe, të Partisë Socialiste. Mësohet se mbledhja është thirrur nga kryeministri dhe ka nisur prej orës 09:00, tek “Vila e Kuqe”.

Nuk dihen ende detajet e plota, por raportohet se një ndër çështjet kryesore që po diskutohet, është urdhri i kreut të qeverisë për dorëheqjen e drejtorëve të administratës shtetërore.

Rama – ministrave: Dua dorëheqjen e gjithë drejtorëve të institucioneve këtë pasdite
22 Tetor, 18:12

Telefonata urgjente nga Budva për ministrat, Rama kërkon spastrimin e administratës/ Shkalla e Meritës apo shfryrje për protestat
22 Tetor, 19:09
Institucionet qe preken jane, duke nisur nga Doganat, Tatimet, QKB, AMF, AMLF, Kadastra, AKU, ISUV, AKUK, institucionet në varësinë e Ministrisë së Drejtësisë, institucionet e Ministrisë së Kulturës, institucionet Ministrisë së Bujqësisë, institucionet e Ministrisë së Infrastrukturës, institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë e kështu me radhë, të gjitha Ministritë që kanë institucione varësie etj.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo