Kapet 40-vjeçari nga Velesi me lëndë pluhurore të bardhë në autostradën Shkup–Shtip





Një 40-vjeçar nga Velesi është arrestuar në autostradën Shkup–Shtip pasi policia ka gjetur dhe sekuestruar një lëndë pluhurore të bardhë, raporton Tetovasot.

Sipas MPB-së, policia e Repartit për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë pranë SPB Shtip ka ndaluar automjetin “Opel Astra” me targa të Velesit, të cilin e drejtonte P.I. (40).

Gjatë kontrollit, i dyshuari ka hedhur një kuti cigaresh që përmbante një substancë të dyshimtë, e cila më pas është sekuestruar.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë procedura përkatëse, shkruan Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo