Denoncim tronditës në Shkup, nëna raporton se vajza e saj e mitur u prek në autobus





Një rast shqetësues është denoncuar në Shkup, ku një nënë 45-vjeçare ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur është prekur nga një person i moshuar gjatë udhëtimit me autobus, raporton Tetovasot.

Sipas njoftimit të MPB-së, ngjarja ka ndodhur më 21 tetor rreth orës 18:35 në zonën e Komunës së Qendrës.

Nëna e vajzës e ka denoncuar rastin në SPB Shkup në orën 21:40, ndërsa policia ka nisur masat për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personit të dyshuar.

Tetovasot mëson se rasti po trajtohet nga autoritetet kompetente.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo