Kryetari i PDK-së Bedri Hamza, bashkë edhe me deputetët e kësaj partie iu drejtuan qytetarëve në një konferencë për media.
Ai tha se ka dërguar kërkesë zyrtare për thirrjen e seancë nga ana e kryetares Albulena Haxhiu.
Hamza sërish ka kërkuar votimin e Projektligjit për Specialen edhe në lexim të dytë.
“i kemi mbledhur nënshkrimet nga një numër i konsiderueshëm i deputetëve të Grupit Parlamentar dhe të Aleancës, të cilat veç janë ekzistente. Ju kemi dërguar kërkesë dhe lutje të gjithë deputetëve, Vetëvendosjes, LDK-së dhe të komuniteteve joshumicë, jo Listës Serbe që të na dhënë nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme “, tha Hamza.
Kreu i PDK-së theksoi se nuk ka asnjë arsye që ligji të mos aprovohet në lexim të dytë.