Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur këtë pasdite në rrugën Veles – Shtip, në afërsi të udhëkryqit për fshatin Dorfulli, ku ka humbur jetën një banor 46-vjeçar nga Kumanova.
Informacionet e para tregojnë se ai po drejtonte një veturë të llojit “Skoda Fabia”, e cila për arsye ende të panjohura ka dalë nga rruga.
Nga plagët e marra, shoferi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të organeve kompetente, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.
Në vendin e aksidentit është kryer ekspertizë, ndërsa institucionet kompetente po punojnë për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave se si ka ndodhur aksidenti.