Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
Ahmeti e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe zhgënjyes, ndërsa ka bërë thirrje për maturi dhe unitet.
“Vendimi i sotëm ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit është një vendim që e konsideroj të padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes”, ka shkruar Ahmeti.