Pritet vendimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, policia largon djalin e Thaçit nga hyrja e gjykatës! Gazetarja jep detajet





Këtë të mërkurë pritet të jepet vendimi në Gjykatën Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së. Lidhur me këtë vendim të rëndësishëm, dhjetëra persona kanë udhëtuar nga vende të ndryshme të botës për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Të pranishëm janë edhe familjarë të ish-krerëve të UÇK-së mes tyre edhe djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi. Gjithashtu në ambientet e jashtme të Gjykatës Speciale pati një incident ku të pranishmit kanë kërkuar që një gazetar nga Kosova të largohet nga vendi i ngjarjes.

Gazetarja e Euronews Albania, Esmeralda Mulaj ka bërë me dije se mbështetësit kanë kërkuar që gazetari të largohet për shkak të qëndrimeve që ka mbajtur më parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Për të shmangur ndonjë përshkallëzim, djali i Thaçit është spostuar deri sa të jetë e mundur futja në ambientet e Gjykatës Speciale.

“O Hashim ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke”, po thërrasin një zëri mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo