Institucionet e Bashkimit Evropian roli dhe funkcionet e tyre

Ejup Berisha

Këshili I Bashkimit Evropjan Presidenca rrotulluese gjashtmujore e cdo shteti
anëtar. Këshilli i Bashkimit Evropian është institucion qendror i Bashkimit
Evropian. I njeti i përfaqëson kryesisht interesat e qeverive të shteteve anëtare.
Karakteristika e tij dalluese është se shtetet anëtare marrin pjesë drejtpërdrejt në
vendimet evropiane përmes ministrave të tyre. Për shembull, kur Bashkimi
Evropian diskuton për bujqësinë, janë ministrat e bujqësisë të shteteve anëtare
që takohen. Për punët e jashtme, janë ministrat e jashtëm.
Këshilli i ka disa funksione të rëndësishme
I miraton ligjet evropiane, i përfaqëson shtetet anëtare, i koordinon politikat
kombëtare, luan rol të rëndësishëm në politikën e jashtme dhe të sigurisë, merr
pjesë në miratimin e buxhetit evropian.së bashku me Parlamentin Evropian,
vendos për buxhetin vjetor të Bashkimit, merr pjesë në marrëdhëniet
ndërkombëtare të BE-së dhe Këshilli mund të autorizojë negocimin dhe
përfundimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare midis Bashkimit Evropian dhe
vendeve ose organizatave ndërkombëtare.
Cili është pozicioni i Këshilit në Bashkimin Evropian?
Këshilli është në zemër të sistemit institucional evropian sepse i formon lidhjet
midis qeverive kombëtare dhe institucioneve evropiane. Komisioni Evropian në
përgjithësi propozon legjislacion të ri, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së e
shqyrtojnë dhe e miratojnë atë, ndërsa Komisioni është më pas përgjegjës për
zbatimin e tij dhe për vëzhgimin e zbatimit të ligjeve të BE-së.
Presidenca Rrotulluese e Këshillit të Bashkimit Evropian
Nga 1 korriku e deri më 31 dhjetorë të vitit 2026 Irlanda është kryesuese e
presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian. Roli i saj kryesor është të kryesojë
mbledhjet e Këshillit, të avancojë axhendat legjislative dhe mbi të gjitha, të
kërkojë kompromise midis shteteve anëtare.

Cilat janë prioritetet kryesore të Presidencës Irlandeze
Forcimi i konkurueshmërisë së Evropës, forcimi i tregut të vetëm evropian,
thjeshtimi i rregullave të BE-së, Inovacioni, Inteligjenca dixhitale dhe artificiale,
tranzicioni i gjelbër dhe industria, rezistenca ekonomike dhe zinxhirët e furnizimit,
vende të reja pune, aftësi afarizmi dhe ndërmarrje të vogla dhe të mesme
Cili është roli i presidencës momentale rrotulluese
Irlanda fillon një cikël të ri pune, së bashku me Lituaninë dhe Greqinë – Kredite:
Parlamenti Evropian. Pas Qipros, e cila mbajti presidencën nga janari deri më
qershor të vitit 2026, Irlanda tani mban presidencën rrotulluese të institucionit
2026. Së bashku me Parlamentin Evropian, Këshilli i BE-së është veçanërisht
përgjegjës për ndryshimin dhe miratimin e ligjeve të propozuara nga Komisioni
Evropian. Për këtë qëllim, Këshilli i BE-së I tubon ministrat e shteteve anëtare
sipas fushave të politikave në 10 formacione politike (Mjedisi, Bujqësia dhe
Peshkimi, Çështjet Ekonomike dhe Financiare, etj. Presidenca me rotacion synon
gjithashtu të inkurajojë përfshirjen e të gjitha vendeve të BE-së në çështjet
evropiane, duke e forcuar kështu ndjenjën e përkatësisë në BE përmes ngjarjeve
të mbajtura në terren. Edhe pse roli i vendit që e mban presidencën e Këshillit të
Bashkimit Evropian është kryesisht ndërmjetësuses, me qëllim arritjen e
konsenzusit midis shteteve anëtare, presidenca me rotacion i jep gjithashtu vendit
kryesues mundësinë për të vendosur disa nga prioritetet e saja politike për
Bashkimin Evropian në axhendën e Këshillit.
Orari i Presidencës
Këshilli kryesohet me rotacion nga secili shtet anëtar në kohëzgjatje prej gjashtë
muajve (janar deri në qershor dhe korrik deri në dhjetor), sipas një rendi të
paracaktuar rendi i rotacionit u përcaktua gjatë zgjerimeve të fundit të Bashkimit
Evropian dhe në kohën e Brexit-it, me qëllim që të merreshin parasyshë shtetet e
reja anëtare dhe largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja. Kroacia është vendi i
fundit që iu bashkua Bashkimit Evropian në vitin 2013,ajo d mbajti presidencën e
Këshillit për herë të parë nga janari deri në muajin qershor të vitit 2020.

Kalendari, i vendosur I kryesimit deri në vitin 2030, është organizuar për vitet në
vijim:
Irlanda: Korrik – Dhjetor 2026, Lituania: Janar – Qershor 2027, Greqia: Korrik –
Dhjetor 2027, Italia: Janar – Qershor 2028, Letonia: Korrik – Dhjetor 2028,
Luksemburgu: Janar – Qershor 2029, Holanda: Korrik – Dhjetor 2029, Sllovakia:
Janar – Qershor 2030 dhe Malta: Korrik – Dhjetor 2030 Trembëdhjetë vjet më
vonë, dhe për herë të tetë në historinë e saj, Irlanda po e mbanë presidencën e
Këshillit të Bashkimit Evropian.
Treshja e Presidencës
Meqenëse afati gjashtëmujor është relativisht i shkurtër për përfundimin e
projekteve politike evropiane, vendet janë të organizuara në treshe presidenciale.
Të shpërndara gjatë 18 muajve, ato u lejojnë atyre të krijojnë një sërë prioritetesh
dhe një orar të përbashkët pune. Pas treshes Poloni-Danimarkë-Qipro, Irlanda do
të përurojë një cikël të ri pune në korrik 2026 së bashku me Lituaninë dhe
Greqinë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo