Mercedes rrit fitimin, Porsche njofton shkurtime të 5 mijë vendeve të punës në Gjermani





Dy prodhuesit gjermanë të automjeteve, Mercedes-Benz dhe Porsche, kanë publikuar rezultate të ndryshme financiare, me të parin që ka raportuar rritje të fitimit në nivel grupi, ndërsa i dyti ka njoftuar shkurtime të reja të vendeve të punës për shkak të rënies së përfitueshmërisë, raporton dpa, përcjellë KosovaPress..

Mercedes-Benz raportoi se fitimi neto i grupit u rrit me 13.5 për qind në tremujorin e dytë të vitit, duke arritur në rreth 1.09 miliardë euro, krahasuar me 957 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo është hera e parë në tre vjet që kompania shënon rritje vjetore të fitimit.

Megjithatë, të hyrat ranë me 3.3 për qind, në pak më shumë se 32 miliardë euro, ndërsa shitjet globale të automjeteve dhe furgonëve u ulën me 6 për qind.

Goditjen më të madhe Mercedes e pësoi në Kinë, ku shitjet e veturave ranë me 30 për qind.

Drejtori ekzekutiv i Mercedes-Benz, Ola Källenius, tha se kompania ka ruajtur kursin e saj pavarësisht kushteve të vështira të tregut dhe se në gjysmën e dytë të vitit do të fokusohet në prezantimin e modeleve të reja.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo