Rriten tensionet SHBA-Iran, Pezeshkian: Qasja shtypëse e Amerikës është e patolerueshme





Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian dënoi të enjten bllokadën detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit, duke thënë se kjo përbën veprime të vazhdueshme ushtarake kundër Iranit.

Në një postim në gjuhën angleze në X, Pezeshkian shkroi se vazhdim i kësaj bllokade dhe qasjeje shtypëse është e pa tolerushme.

“Ajo që po bëhet nën maskën e një bllokade detare është një zgjatim i operacioneve ushtarake kundër një kombi që paguan çmimin për rezistencën dhe pavarësinë e tij. Vazhdimi i kësaj qasjeje shtypëse është i patolerueshëm”, shkroi ai në “X”.

Komentet e Pezeshkian vijnë menjëherë pasi Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, argumentoi se administrata Trump nuk ka nevojë për autorizim nga Kongresi për të shpallur luftë kundër Iranit, duke përmendur armëpushimin që hyri në fuqi më 8 prill.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo