Trump: Lajme të mira, 8 gratë iraniane nuk do të ekzekutohen





Donald Trump ka njoftuar për një zhvillim që e cilëson pozitiv lidhur me tetë gra iraniane të dënuara me vdekje.

Në një postim në platformën “Truth”, presidenti amerikan shkruan: “Lajme të shkëlqyera! Sapo jam informuar se tetë gratë protestuese që do të ekzekutoheshin sonte në Iran nuk do të ekzekutohen”.

Një ditë më parë, Trump kishte kërkuar lirimin e tyre, duke e cilësuar këtë si “një fillim të mirë” për bisedimet e mundshme me Iranin.

Sipas deklaratës së tij, situata ka ndryshuar: “Katër do të lirohen menjëherë dhe katër do të dënohen me një muaj burg”.

Ai shton se e vlerëson këtë vendim: “E vlerësoj shumë që Irani dhe drejtuesit e tij kanë respektuar kërkesën time si President i Shteteve të Bashkuara dhe kanë anuluar ekzekutimin e planifikuar”.

Megjithatë, më herët gjatë ditës së djeshme, drejtësia iraniane kishte përgënjeshtruar ekzistencën e një rasti të tillë, duke hedhur dyshime mbi informacionin e publikuar.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo