Një tragjedi ka ndodhur në Zvicrër, ku një punëtor vetëm 19-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve të prishjes së një ndërtese në Stäfa, pasi është goditur nga një pllakë betoni e shkëputur.
Ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë, por i riu ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Autoritetet zvicerane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.