Tensionet në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare Iraniane godet një anijë e tretë me flamur të Panamasë





Anija e tretë u godit në Ngushticën e Hormuzit mëngjesin e sotëm, duke rritur akoma më shumë tensionin në Gjirin Persik.

Një anije e tretë mallrash është sulmuar ndërsa po përpiqej të kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit, tha për BBC Verify, firma e inteligjencës detare, Vanguard.

Anija, MSC Francesca me flamur të Panamasë, u shënjestrua rreth gjashtë milje detare larg brigjeve të Iranit, ndërsa po shkonte drejt jugut nga Ngushtica dhe në Gjirin e Omanit.

Vanguard thotë se MSC Francesca u godit nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike dhe “u udhëzua të hidhte spirancën”. Anija ka raportuar “dëme në trup dhe në bord”, teksa aktualisht nuk ka informacione të mëtejshme.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo