Operacion ndërkombëtar kundër abuzimit seksual me të miturit! Bastisje policore në 16 vende, përfshirë Francën, Argjentinën dhe Brazilin

Një operacion i gjerë ndërkombëtar policor kundër krimeve që lidhen me shfrytëzimin seksual të të miturve, veçanërisht në internet, është zhvilluar njëkohësisht në 16 vende, njoftuan autoritetet e Brazilit.

Aksioni, i koduar “Aleanca Ndërkombëtare për Fëmijët”, synon goditjen e rrjeteve kriminale që shkelin integritetin dhe sigurinë e fëmijëve dhe adoleshentëve në nivel ndërkufitar, bëri të ditur Policia Federale e Brazilit.

Operacionet u zhvilluan në Brazil, Francë, Argjentinë, Kolumbi, Kosta Rika, El Salvador, Spanjë, Guatemala, Honduras, Meksikë, Panama, Paraguaj, Peru, Puerto Rico, Republikën Domenikane dhe Uruguaj.

Vetëm në Brazil, më shumë se 700 efektivë policie u angazhuan në operacion, duke zbatuar 16 urdhër-arreste dhe 159 kontrolle në 26 shtete të vendit.

Sipas koordinatorëve të operacionit, aksioni synon të luftojë në mënyrë të drejtpërdrejtë abuzimin dhe shfrytëzimin seksual të të miturve, me fokus të veçantë aktivitetet kriminale që zhvillohen në hapësirën online.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo