Është bërë publike padia ndaj një skandali seksual të kryer nga një drejtoreshë ekzekutive e Institucionit Financiar “JP Morgan”. Ajo është me origjinë shqiptare, dhe emri i saj është Lorna Hajdini. Sipas raportimeve drejtoresha është akuzuar për përdorimin e pushtetit të saj, për të ngacmuar dhe abuzuar seksualisht me një punonjës të ri.
Hajdini akuzohet se ka droguar punonjësin në fjalë, ka abuzuar me të dhe madje e ka kërcënuar se do i shkatërronte karrierën nëse ai do ta refuzonte. Punonjësi është shprehur në padinë e tij se Hajdini ka pranuar se e kishte droguar duke përdorur Rohypnol në raste të shumta. Madje ai ka thënë se ajo është tallur me të pasi ka kryer ndaj tij një akt seksual i cili ishte kundër vullnetit të tij.
Në një rast, kur ajo e ftoi për pije dhe ai refuzoi, Hajdini dyshohet se i tha “nëse nuk e bën me mua, do të të shkatërroj… mos harro kurrë, unë të kam në dorë”
Sipas punonjësit gjithçka ka filluar në vitin 2024, atëherë kur ai dhe Lorna Hajdini kishin filluar të punonin së bashku. Që në takimet e tyre të para ajo ka pasur një sjellje jo të përshtatshme kundrejt tij. Sipas tij Lorna Hajdini, e hodhi stilolapsin e saj pranë tavolinës së tij dhe u përkul për ta marrë duke i fërkuar këmbën dhe duke i kapur pulpën.
“Oh, a ke luajtur basketboll në kolegj? … I dua lojtarët e basketbollit… më l*gin shumë” i ka thënë ajo athërë, sipas punonjësit i cili më tej ka shtuar se Hajdini i ka propozuar dy herë s*ks oral.
Në një moment kur ai i ka kërkuar rrije në detyrë. Lorna Hajdini i ka thënë: “Do të duhet ta meritosh, lodra ime e vogël arabe” Ajo raportohet t’i ketë thënë “A do të ngrihesh në detyrë në fund të vitit apo jo? A do një të ardhme në JP Morgan? Është kaq e thjeshtë. Nuk e di pse po e kundërshtoni këtë”.
Në padinë e ngritur ndër të tjera thuhet: “I frikësuar se znj. Hajdini do të vepronte sipas kërcënimeve të saj për t’u hakmarrë kundër tij, I riu iu bind kërkesave të saj”
Ai pretendon më tej se gjatë një takimi tjetër, tha: “Ndihem shumë në siklet, të lutem, Lorna, të lutem, po të lutem”, por kjo nuk i ka bërë përshtypje drejtoreshës ekzekutive.
Hajdini ka vijuar për një kohë shumë të gjatë me kërcënimet ndaj tij, madje e ka qortuar edhe për performancën e tij profesionale.
Ndër rreshtat e padisë thuhet që Hajdini ti ketë thënë: “Do të të bëj të paguash… A mendon se do të jesh në gjendje të mirë nëse nuk më ke në krah? Nëse nuk më çmend sonte, do të sabotoj”
I riu ka akuzuar edhe kompaninë JP Morgans, se nuk ka bërë asgjë në lidhje me sjelljen e saj, ndërkohë një zëdhënës i kompanisë ka kundërshtuar akuzat e ngritura. “Pas një hetimi, ne nuk besojmë se ka ndonjë të vërtetë në këto pretendime”, tha zëdhënësi i JP Morgan.
Në fakt Lorna Hajdini, ka ditur ta fshehë shumë mirë këtë skandal të errët seksual, 37 vjeçarja, në dukje ishte një grua shumë e fuqishme në karrierë. Ajo u diplomua nga Shkolla e Biznesit Stern në universitetin e Nju Jorkut, dhe ka filluar karrierën e saj në JP Morgan që në vitin 2011. Ajo ka mbajtur rolin e analistes, më pas është bërë zv.presidente në vitin 2018, teksa në postin e Drejtoreshës Ekzekutve për Financën e mori në vitin 2021, sipas Daily Mail