Frutat dhe perimet që prodhohen në Maqedoni do të përfshihen në shportën konsumatorë

Në llogaritjen e shportës mesatare konsumuese janë të gjitha llojet e pemëve dhe perimeve të prodhuara në vend, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski. Ato do të shtohen në shportë me faza, në varësi të periudhës në të cilën konsumohen.

Shporta mesatare konsumuese e përpiluar nga Ministria e Ekonomisë duhet të publikohet së shpejti. Tripunovski gjithashtu njoftoi se janë dhënë me qira rreth 2862 hektarë tokë bujqësore. Nga 1600 oferta të dorëzuara.

“Si ministri, në përputhje me Kalendarin e Prodhimit të produkteve bujqësore në vendin tonë, kemi hartuar një Kalendar të veçantë – cilat kultura bujqësore në cilën periudhë piqen dhe në cilën periudhë konsumohen. Ajo listë është dorëzuar në Ministrinë e Ekonomisë dhe është përfshirë në mënyrë që çdo produkt bujqësor të jetë në periudhën e konsumimit, kështu që ju e dini që produkte të caktuara janë sezonale, kështu që do të përfshihen në atë shportë gjatë periudhës së prodhimit të tyre”, tha Cvetan Tripunovski, ministër i Bujqësisë.