VLEN-i i “fuqishëm” e shkarkon drejtorin e vet Ali Sinanin

VLEN-i i “fuqishëm” e shkarkon drejtorin e vet Ali Sinanin

Për shkak të punës së paligjshme, është shkarkuar Ali Sinani – drejtori i Galerisë Kombëtare të Maqedonisë.

Siç mëson Telma, ai është shkarkuar javën e kaluar me vendim të ministrit aktual të Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani. Në detyrën e drejtoreshës ushtruese të detyrës është emëruar Narona Veseli, e punësuar në Galerinë Kombëtare.

“Ali Sinani është shkarkuar në bazë të një mbikëqyrjeje të jashtëzakonshme inspektuese të kryer nga një inspektor i autorizuar për kulturë. Gjatë mbikëqyrjes janë konstatuar disa parregullsi dhe punë e parregullt, si dhe fakti se nuk ka realizuar një pjesë të programit vjetor të punës së Galerisë Kombëtare të Maqedonisë”, thonë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Sinani ishte emëruar në pozitën e drejtorit si kuadër i koalicionit VLEN, në korrik të vitit të kaluar. Emërimi i tij u shoqërua me pakënaqësi nga të punësuarit në Galerinë Kombëtare.

Ata kërkuan nga ministri i atëhershëm Zoran Lutkov që ta anulonte vendimin, pasi Sinani, me profesion pedagog i artit figurativ, nuk kishte përvojë në menaxhimin e një institucioni muzeor.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo