Kallëzim penal kundër katër personave për kryerjen e 10 veprave penale “vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje e rëndë në tentativë”
SPB Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër E.V. (43) nga fshati Nikushtak, Komuna e Lipkovës, H.A. (53) nga Kosova, A.A. (34) nga fshati Otllë, Komuna e Lipkovës dhe E.A. (34) nga fshati Nikushtak, Komuna e Lipkovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e dhjetë veprave penale, prej të cilave katër „vjedhje e rëndë“ dhe gjashtë „vjedhje e rëndë në tentativë“. Më 19.09.2026, në fshatin Palçisht i Poshtëm, në shtëpinë e A.A., kanë marrë një kasafortë me stolitë e arta, armë dhe municion në vlerë prej rreth 160.000 eurosh. Në periudhën prej 24.11.2025 deri më 28.11.2025, në fshatin Palçisht i Poshtëm, në shtëpinë e B.I., kanë marrë stolitë e ari dhe para në vlerë prej rreth 70.000 eurosh. Më 10.05.2026, në një bastore sportive në fshatin Tearcë, me përdorim të forcës kanë hapur një kasafortë nga ku kanë marrë para. Në periudhën prej 23.05.2026 deri më 26.05.2026, nga hapësira e magazinës së një pompë benzine në fshatin Pirok, kanë marrë disa paketa me cigare.
Gjithashtu, në periudhën nga prilli deri në shtator të këtij viti, të denoncuarit në gjashtë raste kanë hyrë në shtëpi dhe objekte të tjera në fshatrat Kamenjan, Palçisht i Poshtëm, Nerasht, Tearcë dhe Radiovcë, ku kanë kryer kërkime, por nuk kanë marrë asgjë.