Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli





Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Pushkolli është arrestuar në pikën kufitare Bllac – Han i Elezit në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Ai në një njoftim ka bërë të ditur se është arrestuar me urdhër të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.

“Arrestimi, sipas informacionit të dhënë, lidhet me faktin se jam pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kërkoj që institucionet e Republikës së Kosovës të marrin menjëherë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e këtij rasti dhe mbrojtjen e të drejtave të mia”, ka bërë të ditur ai.

Pushkolli është duke u mbajtur në pikën kufitare dhe pritet të intervistohet nga pala maqedonase.

Para dy vjetësh, edhe një ish-pjesëtar i UÇK-së, Blerim Ramadani, qe arrestuar në Maqedoni me urdhërarrest të Serbisë.

E gjatë ditës së sotme, një ish-pjesëtar i UÇK-së, Bajrami Bajrami, i cili ishte arrestuar muajin e kaluar nga Kroacia me urdhërarrest të Serbisë, u lirua.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo