BDI, pas 22 vitesh pushtet dhe shkatërrimi të sistemit të drejtësisë, sot përpiqet të luajë rolin e viktimës, duke kërkuar hetim vetëm për tragjedinë në Koçan.
Por qytetarët nuk harrojnë: Kush e krijoi këtë sistem të kalbur? Kush i mbronte kriminelët? Kush i shndërroi gjykatat dhe prokurorinë në zyra private të partisë?
VLEN nuk do të lejojë që e vërteta të manipulohet! Kërkojmë komision hetimor për të gjitha tragjeditë e viteve të fundit – nga Llaskarca, spitali modular, Besa Trans, e deri te Koçani. Nuk do të lejojmë që BDI të vendosë se cilat viktima meritojnë drejtësi dhe cilat duhet të harrohen!
Mjaft më me manipulime! Qytetarët e dinë kush e krijoi këtë sistem të korruptuar dhe kush e ka mbuluar padrejtësinë për vite me radhë. VLEN do të vazhdojë të luftojë për drejtësi të vërtetë, jo për farsat politike të një partie që tashmë i përket të shkuarës!
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- ASH: Rebalanci i buxhetit pa investime për komunat shqiptare
- Dridhet Tetova me thirrjet: Bilall Serbia (VIDEO)
- Pensionimi në moshën 72 vjeçare, reagon LSM: Nuk është zgjidhje e duhur për të mbuluar problemet financiare të Fondit Pensional
- Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja
- PDSH emëron drejtuesit e departamenteve dhe kryetarët e komisioneve partiake
- Vetëm ata që paguajnë anëtarësi në një klub privat do të mund të pinë cigare – ndryshime në Ligjin për duhanin
- Filipçe: Maqedonia tashmë nuk është në agjendën evropiane për shkak të Mickoskit
- Nafie Selmani: Ali Ahmetin mund ta kritikojmë, por jo t’ia mohojmë kontributin kombëtar
- Kurti: Priten rendimente prej 4 deri në 5 tonë grurë për hektar këtë vit
- Çairi shënoi Ditën e Përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë