Në deklaratën e sotme për media, ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Taravari, informoi se aktualisht në institucionet shëndetësore në Shkup janë të shtruar 22 pacientë, të gjithë në gjendje stabile dhe të mirë, nga të cilët 8 pacientë sot po lirohen për trajtim në kushte shtëpie.
• Aktualisht, 8 pacientë po trajtohen në Qendrën Klinike, nga të cilët 6 në toksikologji dhe 2 në kirurgjinë plastike, 6 pacientë në Spitalin e Vjetër të Qytetit, 5 në Spitalin “8 Shtatori” dhe 3 në Sistina.
Në shtetet e huaja për momentin janë të shtruar 91 pacientë, ndërsa sot është planifikuar të kthehen gjithsej 9 pacientë nga disa vende – Hungaria, Italia, Greqia, Serbia dhe Suedia, theksoi ministri Taravari.
Lidhur me pacientët që janë në gjendje kritike, ministri tha se disa analiza laboratorike tregojnë përmirësim krahasuar me ditët e mëparshme.
• Pas kthimit të pacientëve nga jashtë, duhet të ndjekim protokollet e shtabit të krizës, domethënë kryhen detyrimisht analiza toksikologjike dhe zbatohet mbikëqyrje 24-orëshe, deklaroi ministri.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- PSRK konfirmon se Përparim Rama u intervistua si i pandehur për rastin penal “Arkitekti i Kryeqytetit”
- Bilal Kara reagon pas raportimeve për skandalin në Fondin Shëndetësor: “Nuk jam në paraburgim, nuk jam arratisur!”
- Rama paralajmëron “bllokimin” e rrjeteve sociale për të miturit: Në diskutim kufizimi deri në 16 apo 18 vjeç!
- Skandali me Fondin Shëndetësor, reagon Geriana Arapi nga “Sante Plus”: Nuk jam arrestuar
- Jotova nuk tërhiqet asnjë centimetër për Maqedoninë, e akuzon Petkovin për tradhti – ai paralajmëron padi
- Presidenti Begaj dekreton datën, zgjedhjet vendore do të zhvillohen në 9 maj 2027
- Polemika për konviktin “Stiv Naumov”: Janevska mohon akuzat për mure që shemben dhe çati që pikojnë!
- SPAK zgjëron Dosjen Balluku: 11 tendera me shkelje dhe 31 të pandehur, mes tyre ish-zyrtarë dhe biznesmenë
- REAGON PARKU KOMBËTAR “MALI SHARR”: Zbulohet ndërtim në “Gurin e Sokolecit” në fshatin Kalisht, rasti i përcillet Inspektoratit të Vrapçishtit!
- Incident i rëndë në Zvicër: Shtetasi i Maqedonisë së Veriut sulmon një polak, policia bllokon dy rrugë