Administrata e Presidentit Trump ka kaluar nga denoncimet publike për keqpërdorimin e fondeve të USAID-it edhe në shtetet ballkanike tek dërgimi i një grupi prokurorësh që do të hetojnë projektet që janë zbatuar deri tani me fondet e taksapaguesve amerikanë.
Në krye të këtij grupi prokurorësh është ish-prokurori federal Martin De Luca.
Ai ka nisur nga Sarajeva hetimin ku rezulton se vetem në katër vitet e fundit janë shpenzuar me projektet e USAID-it me OJQ-të e ngritura nga fondacioni Soros rreth 402 milionë Dollarë, prej të cilave 250 milionë nuk mund të përcaktohet se ku janë zhdukur.
‘Në katër vitet e fundit, këtu janë disbursuar 402 milionë Dollarë përmes programeve të ndryshme. Prej tyre, 150 milionë Dollarë mund të justifikohen, dhe rreth 250 milionë Dollarë mbeten të pajustifikuara, gjë që na ngre dyshime për korrupsion. Këto janë para nga qytetarët amerikanë. Ekipi im tashmë po heton operacionet e USAID-it edhe në shtetet e tjera të rajonit e më gjerë. Presidenti Trump është shumë i vendosur që ne të zbulojmë sa më shpejt gjithçka që ka ndodhur me keqperdorimin e këtyre fondeve. Jemi të vetëdijshëm se pjesa më e vështirë e misionit tonë është marrja e provave ndaj kërkojmë bashkëpunimin e autoriteteve në këto shtete’, deklaroi Martin de Luca.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- VLEN bojkoton 25-vjetorin e UEJL-së/ Mexhiti dhe Kasami refuzojnë ftesën për ceremoninë
- Erërat e fuqishme në Tetovë, Ameti: U shkaktuan dy zjarre, janë kryer 15 intervenime
- U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli thirret për të dëshmuar në Prokurori
- “Honoris Causa dhe turpi i UEJL-së”
- Nga fusha e futbollit te parketi i basketbollit – Hekuran Xheladini sjell trofeun e radhës për SHFK “Migjeni”
- Mexhiti: Çairi bashkoi studentët shqiptarë, nga Shkupi deri në Vlorë! (FOTO)
- “Kush ju dha të drejtën të na vrisni?” – Protestë para Qeverisë në Shkup, gratë kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje!
- Mësuesi në Çair sulmon fizikisht dy fëmijë
- Arrestohet 68-vjeçari në Gostivar, dyshohet se dhunoi bashkëshorten
- Jakup Krasniqi – njëriu që shkroi histori, bëri histori dhe po e mbron historinë